Wednesday, 13. May 2026
Sport

Vendosi drejtësi në finalen e Ligës së Konferencës në Tiranë, mësoni gjyqtarin që do të arbitrojë duelin PSG-Inter

GS 12/05/2025 1 Min. Lesezeit

PSG-ja dhe Interi do të përballen më 31 maj në finalen e madhe të Mynihut ku njëra prej skuadrave do të ngrejë lart trofeun me veshë të mëdhenj.

Istvan-Kovacs-Referee-1

Parizienët nuk e kanë fituar kurrë dhe e kërkojnë Championsin për herë të parë, ndërsa zikaltërit e duan për herë të katërt.

Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-s ka shpallur sot gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në këtë supersfidë.

Rumuni Istvan Kovaks do të jetë arbitri kryesor dhe do të drejtojë finalen e tij të tretë të një kompeticioni për klube në UEFA, pasi ka arbitruar finalen e Ligës së Europës në vitin 2024 midis Atalantës dhe Bajer Leverkusen në Dublin të Republikës së Irlandës, dhe finalen e Ligës së Konferencës UEFA në vitin 2022 midis Roma dhe Fejenord në Tiranë.

Këtë sezon ai ka arbitruar shtatë ndeshje të Ligës së Kampioneve, përfshirë ndeshjen e dytë të raundit të 16-tave midis Liverpulit dhe PSG-së.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: