Wednesday, 18. February 2026
Futboll

Vendosin gafat e portierëve, Milan dhe Como bëjnë “paqe” në ndeshjen e prapambetur (video)

GS 18/02/2026 2 Min. Lesezeit

Milan nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Como, në sfidën e prapambetur të javës së 24-të, e luajtur sonte në “San Siro”, e cila u shty për shkak të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore më datën 8 shkurt.

Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku pas një gafe fatale të Mike Maignan, ishte Nico Paz që përfitoi dhe dërgoi lehtësisht topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për ekipin e drejtuar nga Cesc Fabregas, që dominoi në lojë dhe rezultat. SHIKOGOLIN

Milan e fillon pjesën e dytë me 4 zëvendësime të shpejta, të cilat dhanë efektin e tyre. Barazimi do të vinte në minutën e 64-të, ku Rafael Leao pas asistit të Ardon Jasharit dhe duke përfituar nga dalja e gabuar e portierit të Como-s, Butez, dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar shifrat 1-1. SHIKOGOLIN

Leao shkon dhe feston me Mike Maignan, francezi ndihej në faj për shkak të golit që pësoi në pjesën e parë. Në minutën e 80-të, Max Allegri përjashtohet me karton të kuq, pas përplasjes me një nga anëtarët e stafit të Como-s.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, sfida mbyllet 1-1. Pas 25 javësh, Milan mban vendin e dytë në renditje me 54 pikë, 7 pikë më pak se Inter. Como renditet në vendin e gjashtë me 42 pikë.

Teilen: