• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Veproi njëlloj si me Ibrahimoviç, klubi i Serisë C shkarkon ish-kapitenin e Milanit nga pankina. Por lojtarët e kthejnë në detyrë brenda pak orësh

07/02/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Injacio Abate ka përjetuar orë shumë të turbullta. Ish-kapiteni i Milanit, i cili tashmë është trajner i Ternanës në Serinë C, është shkarkuar, zëvendësuar dhe kthyer përsëri në detyrë brenda pak kohësh.

dsasdadsadsadsadsasda

Gjithçka nisi të enjten në darkë, kur presidenti i klubit, Stefano D’Alesandro, e shkarkoi për t’i besuar drejtimin Fabio Liveranit. Por drejtuesi i klubit është përballur me protestën e lojtarëve, me të cilët ka zhvilluar mbeldhje deri në orën 2 të mëngjesit, pasi asnjë prej tyre nuk dëshironte shkarkimin e Abates.

Lojtarët kanë insistuar shumë, duke shpjeguar se duke qenë të dytët në grupin e tyre në Serinë C, ishin afër objektivit të ngjitjes në Serinë B. Ndaj presidenti në fund ka bërë prapakthehu dhe pas mesnatës ka anuluar vendimin.

Por përse u shkarkua Abate kur klubi po bënte kaq mirë? Sipas informacioneve pranë klubit, trajneri nuk ka pranuar të vendosë në listën e skuadrës për pjesën e dytë të sezonit, djalin e presidentit, i cili luan te të rinjtë, pasi nuk e sheh si element që mund ta ndihmojë ekipin. Kësisoj, Abate i ka qëndruar besnik bindjeve të tij, duke përsëritur atë që kishte bërë me Zlatan Ibrahimoviç dhe që kishte sjellë largimin e tij nga akademia e Milanit.

Ibra kërkonte që djali Maksimilian të luante me të rinjtë që drejtoheshin nga Abate edhe pse ishte moshë më e vogël, por ish-futbollisti, ndonëse e kishte shok prej shumë vitesh suedezin, refuzoi duke preferuar më mirë të largohej nga drejtimi i ekipit.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit i përgjigjet akuzave të Teuta Basket

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.