• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Verbruggen: Të shijojmë ndeshjen

10/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Portieri i kombëtares holandeze, Bart Verbruggen, në një intervistë të dhënë sot për UEFA, ka folur për rrugëtimin europian të “tulipanëve”. Kombëtarja e tij do të luajë sot në mbrëmje gjysmëfinalen e dytë të Euro 2024, ndaj Anglisë.

“Disa nga shokët e mi të kombëtares, si Nathan Aké, Virgil Van Dijk dhe Cody Gakpo, luajnë në Angli.

Gjithsesi, nuk jam i sigurt nëse ky është një avantazh për ta, sepse ata e njohin mirë ekipin tonë. Është një situatë e ndërsjelltë”, tha Verbruggen.

“Ne gjithmonë përpiqemi të fitojmë në 90 minutat e rregullta, por nëse shkon në penallti do të jemi gati. Po përgatitem sa më mirë së bashku me portierët e tjerë, analistët dhe stafin tonë.

Ndihem rehat”, tha më tej portiri holanez.

“Në të kaluarën kam pësuar shumë penallti, por edhe kam pritur shumë.

Nëse vjen ai moment kundër Anglisë, unë do të eci përpara me besim dhe do të përpiqem të jem vendimtar për ekipin, kjo është gjithçka që mund të bëj”, u shpreh më tej Verbruggen.

“Gjithsesi, le të shijojmë ndeshjen, 90 apo 120 minuta dhe besoj se do të jetë një sfidë e fortë.

Janë dy skuadra të forta, që duan fitoren dhe finalen, ndaj shpresoj që t’ia dalim mbanë. Duhet të jemi të kujdesshëm, të bëjmë presing e të lëmë pak hapësira”, tha Verbruggen.

Next Post

Të gjithë kërkojnë largimin e Deshamp

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.