• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 19, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vershtapen: MekLareni nuk kapet

14/06/2025
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Botërori i Formula 1 është zhvendosur në Montreal, teksa këtë fundjavë do të mbahet Çmimi i Madh i Kanadasë. Maks Vershtapen mendon se nuk ka asnjë shans që Red Bulli të mund të konkurrojë me dyshen e MekLarenit në këtë garë, duke e përqendruar vëmendjen e tij te Mercedesi për një vend në podium.Vershtapen ka fituar tri garat e fundit në Kanada, por gara e këtij viti në Montreal duket se do të tregojë një histori tjetër.

Me mungesën e kthesave të shpejta dhe theksin në boshtin e pasmë, cirkuiti “Gilles Villeneuve” është një pistë ku piloti holandez pret që Red Bulli do të ketë vështirësi në përballjen me kryesuesit e MekLarenit.

“Është pak më ndryshe këtë herë”, pranon Vershtapen, ndërsa veçon Mercedesin si kërcënimin më të madh të drejtpërdrejtë për Red Bullin.

“Por mendoj nëse mund të luftojmë për një vend në podium me Ferrarin apo Mercedesin. Rezultat që do të ishte një arritje e mirë për ne këtu në Kanada. Makinat MekLaren janë më të shpejta dhe as që e mendoj duelin me ta. Po përqendrohem më shumë tek ekipet e tjera. E di që vitin e kaluar, për shembull, Mercedesi ishte shumë i fortë këtu. Mendoj se nëse e krahasojmë vitin e kaluar me tani, ata ndoshta janë edhe më konkurrues. Pra, do të jetë mjaft e vështirë të luftojmë për podiumin”, deklaron kampioni në fuqi i botës në Formula 1.

Ndërsa Vershtapen mendon se Red Bulli ka adresuar disa nga problemet e tij me ekuilibrin, atij i mungon performanca e plotë në pistat me kufizime të pasme si Montreali krahasuar me McLarenin.

“Mendoj se krahasuar me vitin e kaluar e bëmë makinën tonë më të lehtë për t’u drejtuar. Nuk kemi këto probleme të mëdha për sa i përket ekuilibrit. Sigurisht, i dimë disa nga dobësitë tona.

Megjithatë, po shkojmë në drejtimin e duhur krahasuar me vitin e kaluar. Tani thjesht duhet të gjejmë pak më shumë performancë të përgjithshme”, përfundoi katër herë kampioni i botës.

Next Post

Distria Krasniqi në gjysmëfinale të Botërorit, një fitore larg medaljes

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.