Friday, 13. February 2026
Formula 1

Verstapen bën modestin: Nuk prisja pole në Suzuka!

GS 05/04/2025 1 Min. Lesezeit

Kundër të gjitha parashikimeve në Suzuka më i shpejti ishte Maks Verstapen.

Katër herë kampioni i botës në Formula 1 falë punës të bërë bërë nga mekanikët, të cilët kanë punuar pa pushim në veturën e holandezit, arriti të ishte më i shpejtë se dy pilotët e McLaren, Lando Norris dhe Oskar Piastrin.

“Duke parë se si kemi nisur këtë Botëror dhe specifikisht këtë fundjavë në Japoni më duhet të pranoj se nuk e prisja që të nisesha nga vendi i parë ditën e garës.

Për mua të gjithë këto vështirësi që po kalojnë i bëjnë këto prova zyrtare speciale, mbase mund të them njëra nga më të mirat në karrierë”, tha piloti holandez i Red Bull.

Teilen: