Max Verstappen ka siguruar “pole position” për Çmimin e Madh të Bahreinit, që këtë fundjavë po zhvillohet në pistën e Sepangut, në Malajzi, për shkak të situatës së krijuar në Lindjen e Mesme.
Piloti holandez i Red Bull regjistroi kohën më të shpejtë, 1’35”250, duke lënë pas Lewis Hamilton me Ferrari. Britaniku u rendit i dyti, rreth tre të dhjetat më i ngadaltë se Verstappen.
Dy ish-kampionët e botës do ta nisin garën e së dielës nga vija e parë, ndërsa Red Bull konfirmoi ritmin e lartë në pistë edhe me Isak Hadjar, i cili u rendit i treti në kualifikuese. Megjithatë, Hadjar ka një penalitet prej pesë pozicionesh.
Kimi Antonelli me Mercedes u klasifikua i katërti, ndërsa Charles Leclerc me Ferrari zuri vendin e pestë. Pas tyre u renditën dy McLaren-ët e Lando Norris dhe Oscar Piastri, ndërsa “top 10” e plotësuan George Russell, Pierre Gasly dhe Gabriel Bortoleto.
Për Verstappen ky është “pole position” i parë i sezonit, duke i dhënë Red Bull një avantazh të rëndësishëm përpara garës së së dielës.