Monday, 13. April 2026
Sport

Verstappen i afrohet titullit kampion në Formula 1

GS 07/10/2023 1 Min. Lesezeit

Max Verstappen do ta fillojë nga vendi i parë Çmimin e Madh të Katarit.

Pilotët e Mercedes, George Russell dhe Lewis Hamilton u promovuan në vendin e dytë dhe të tretë pas penalltive për Lando Norris të McLaren dhe Oscar Piastri.

  

Fernando Alonso i Aston Martin fillon i katërti, derisa Charles Leclerc i Ferrarit do të renditet i pesti, me shokun e skuadrës Carlos Sainz që nuk arriti të kalonte në top 10-she.

Seanca kualifikuese ishte parapërgatitje për çmimin e madh të dielën.

E shtuna i kushtohet garës së sprintit, por do të zhvillohet edhe një seancë kualifikuese të ndjekur nga një garë e shkurtër dhe që mund të rezultojë në kurorëzimin e Verstappen si kampion.

Verstappen do të fitojë titullin për sa kohë që ai nuk humbet gjashtë pikë ose më shumë ndaj shokut të skuadrës së Red Bull, Sergio Perez. /Lajmi.net/

  

  


Teilen: