Max Verstappen me Red Bull siguroi “pole position” në pistën e Jeddah, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Arabisë në Formula 1. Kampioni i botës ndali kronometrin në kohën 1’27”294, më i shpejti në pistë.
Një kohë rekord kjo e pilotit holandez, që do të ndajë vijën e parë të nisjes bashkë me Oscar Piastri, i dyti me McLaren. Diferenca mes dy pilotëve është vetëm 10 të mijëtat, çka premton për një garë të bukur të dielën.
Ajo që bie në sy është se në katër vendet e para janë 4 makina të ndryshme. Kështu, në vendin e tretë u klasifikua George Russell me Mercedes, që la pas makinën Ferrari të Charles Leclerc. Pra, gjithçka e hapur për garën.
Ai që zhgënjeu në këto prova është britaniku Lando Norris me McLaren, që pati një aksident në sesionin e tretë të provave zyrtatre. Ai nuk regjistroi kdot një ohë dhe do ta nisë garën nga vendi i dhjetë, shumë larg kreut.
Pas Leclerc, në vendin e pestë u rendit Kimi Antonelli me Mercedes dhe më pas u klasifikuan Carlos Sainz (Williams), Lewis Hamilton (Ferrari), Yuki Tsunoda (Red Bull) e Pierre Gasly (Alpine), që plotësojnë top-10.