“Arritja në garën e Barcelonës, që zhvillohet këtë fundjavë, me një deficit prej 25 pikësh ishte qëllimi ynë”. Është kjo deklarata e dhënë sot nga 4 herë kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen.
“Monaco nuk ishte gara jonë. Ne bëmë gjithçka mirë, por në fund nuk mundëm të bënim më shumë pas rezultatit të arritur në kualifikuese”, tha Verstappen.
“Në Spanjë, ne presim një performancë më të mirë, më afër asaj në Imola ku dhe fituam. Mendoj se duhet të jemi më komod dhe për këtë arsye më konkurrues”, shtoi piloti holandez.
Më tej, Verstappen tha: “Pista ka kthesa të gjata dhe kthesa me shpejtësi të lartë dhe është gjithmonë bukur të pilotosh aty. Në Barcelonë fitova garën time të parë në Formula 1, shpresoj të shpreh versionin më të mirë të kësaj jave“.
Verstappen ka fituar tre edicionet e fundit në pistën e Montmelò dhe këtë fundjavë ai do të synojë një “poker” në karrierë në pistën spanjolle.