Thursday, 12. February 2026
Formula 1

Verstappen mesazh rivalëve

GS 15/05/2025 1 Min. Lesezeit

“Mund të synoj të fitoj aty ku është e vështirë të parakalosh”, pat thënë Max Verstappen në fund të garës së Formula 1 zhvilluar në Majemi. Edhe pse e nisi atë garë nga “pole” ai e kishte të pamundur t’i mbante pas dy makinat McLaren.

Por, gara që zhvillohet këtë të diel në Imola mund të jetë një fundjavë e mirë për pilotin holandez të Red Bull.

Një garë ku aim und të luajë në mbrojtje, ashtu si në Suzuka, nëse holandezi arrin të marrë kryesimin e garës.

Në Emilia Romagna, Verstappen ka fituar për tre edicione radhazi dhe ka qenë dy herë në “pole”: “Këtë javë u ktheva në fabrikë me ekipin në simulator, gjë që ishte pozitive. Ekipi ka punuar shumë shumë dhe do të duhet të fillojmë fort menjëherë”.

“Imola është një pistë ikonike dhe e vjetër, shumë teknike dhe gjithmonë më pëlqen të garoj këtu. Është e vështirë të parakalosh, kështu që kualifikimet do të jenë vendimtare”, u shpreh Verstappen, që synon fitoren në Itali.

Teilen: