• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Verstappen: Nuk më intereson krahasimi me Lewis apo Schumacher

20/12/2024
in Formula 1, Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Titulli i fituar këtë vit, i katërti në karrierën e tij, e vendosi Max Verstappen në elitën absolute të Formula 1 edhe nga pikëpamja statistikore. Holandezi i Red Bull, në moshën vetëm 27-vjeçare, është piloti i tretë më i suksesshëm në historinë e sportit dhe barazohet në vendin e katërt për nga numri i titujve të fituar.

Ndaj, është e pamundur të mos e përfshish atë në debatin klasik për të përcaktuar se cili është piloti më i madh i të gjitha kohërave, me Lewis Hamilton e Michael Schumacher që kanë nga 7 tituj kampionë bote.

Megjithatë, Verstappen nuk ka treguar kurrë interes të veçantë për këtë lloj diskutimi.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat , ai shpjegoi qartë se nuk mendonte për trashëgiminë e tij në historinë e Formula 1, por është fokusuar vetëm në arritjen e rezultateve më të mira të mundshme.

“Kush është me i madhi? Nuk më intereson, të jem i sinqertë. Jam shumë i kënaqur me atë që po bëj.

Ky është një debat me shumë mendime të ndryshme, kështu që për mua nuk ka rëndësi. Unë dua vetëm të argëtohem dhe të fitoj sa më shumë që të jetë e mundur”, tha Verstappen.

Next Post

Edlir Tetova: Përballje emocionuese me Ilir Dajën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.