• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Verstappen nuk ndalet së fituari, këtë herë me një Ferrari në pistën e Nürburgring

27/09/2025
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Në debutimin e tyre në klasën GT3, kampioni i botës në Formula 1, Max Verstappen, dhe shoku i tij i skuadrës Chris Lulham, triumfuan në garën 4-orëshe të Nürburgring. E vecanta është se ai garoi me një Ferrari. Holandezi mori licencën për të garuar në GT3 në pistën legjendare gjermane pak javë më parë.

Pasi u largua nga gara e F1 në Azerbajxhan, të cilën holandezi e fitoi, Max u kthye në Nordschleife për debutimin e tij me Ferrari. “Jam i apasionuar pas garave edhe jashtë Formula 1. Cdo xhiro në Nordschleife ishte një lloj përvoje e ndryshme”, tha Verstappen pas garës.

Për Max, këto hapa të parë janë përgatitje për “24 Orët e Nürburgring”, në të cilën Verstappen do të donte të garonte që në vitin 2026 pavarësisht angazhimeve të tij në Formula 1.

GARA – Holandezi e nisi garën nga vendi i tretë. Në fillim të “4 Orëve”, ai mori menjëherë kryesimin, të cilin e mbajti deri në flamurin me kuadrata së bashku me shokun e skuadrës Chris Lulham, i cili drejtoi pjesën e fundit të garës.

Verstappen menjëherë tregoi një ritëm mbresëlënës: pas katër xhirosh, Ferrari i tij nr. 31 kishte tashmë një epërsi prej 10 sekondash, dhe pas 14 xhirosh, diferenca ishte rritur në 62 sekonda.

Edhe pse konkurrenca nuk është në nivelin e asaj që holandezi do të hasë në garën legjendare 24 Orë vitin e ardhshëm, përvoja e tij e parë midis të mëdhenjve të “Ferrit të Gjelbër” rezultoi një sukses.

Dhe buzëqeshja e Max, në shkallën më të lartë të podiumit, është e mjaftueshme për të garantuar se kampioni i Red Bull u argëtua shumë gjatë fundjavës së tij të lirë nga Formula 1.

Next Post

Elbasani dhe Teuta ndahen në “paqe”

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.