• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, May 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Verstappen: Pas kthesës së parë shijova pistën!

03/03/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga kthesa e parë në të fundit, Max Verstappen dominoi përgjatë gjithë 57 xhirove në pistën e Sakhir në Çmimin e Madh të Bahreinit. Holandezi nuk e vendosi kurrë në dyshim triumfin në garën e parë sezonale, teksa në intervistë u shpreh se ai dhe makina ishin bërë një në pistë.

Tre herë Kampioni i Botës theksoi se e shijoi së tepërmi performancën e Redbullit të tij dhe se gjithçka shkoi më mirë nga sa e kishte parashikuar.

“Ishte një garë të cilën e shijova shumë. Makina pati një balancë perfekte, këtë sukses e bën më të bukur edhe vendi i dytë i Perez. Mënyra më e mirë e mundshme për të nisur sezonin e ri. Sa i përket garës, starti ishte shumë i mirë.

E kishim përgatitur skenarin për në kthesën e parë, mbrojta pjesën e brendshme sepse e dija se Leclerc do të sulmonte aty. Nga ai moment e mbrapa nuk pati probleme. Gjithçka shkoi më mirë edhe nga sa e kishim parashikuar.

Makina ishte në gjendje maksimale, kishim një ritëm të shkëlyqer. Ishte një nga ato ditë kur e shijon pistën. Por, këto ditë nuk është se përsëriten shpesh ndaj duhet të mbetemi të fokusuar. Të gjitha ishin perfekt, në pistë, unë dhe makina ishim një”, u shpreh 26-vjeçari.

Formula 1 rikthehet sërish fundjavën e ardhshme me Çmimin e Madh të Arabisë Saudite më datë nëntë mars.

Next Post

Reali nuk përmbahet, sulmon në rrjetet sociale arbitrin pas sfidës me Valencian: Një vendim i paprecedent na…

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.