Thursday, 26. February 2026
Sport

Verstappen rrëmben “pole position” në Monaco

GS 27/05/2023 1 Min. Lesezeit

Max Verstappen vazhdon me dominimin e tij këtë sezon në Formula 1, me pilotin holandez që rrëmbeu “pole position” në provat zyrtare të Monte Karlos, duke lënë pas Fernando Alonson.

Holandezi u tregua vetëm 0.084 sekonda më i shpejtë se veterani spanjoll, për ta nisur i pari nesër Çmimin e Madh të Monakos.

Në vendin e tretë u rendit Sharl Lëklerk, ndërsa në të katërtin surpriza ishte Esteban Okon.

Karlos Sainz do ta nisë nga vendi i pestë garën e nesërme, ndërsa Hamilton vazhdon të zhgënjejë duke u renditur në vendin e gjashtë.

Teilen: