Nga “pole position” te fitorja (e gjashta në shtatë garat) e lehtë(pothuajse) për Max Verstappen, i cili në fund të garës reagon ndaj rikthimit të Lando Norris dhe e mund atë në vijën e finishit në Imola. Vendi i tretë i podiumit “ngushëllues” për Ferrarin me Charles Leclerc, i cili menjëherë pas gjysmës së garës, tentoi të sfidonte edhe Norrisin, përpara se të dorëzohej.
Oscar Piastri jashtë podiumit me McLaren-in tjetër përpara Ferrarit tjetër të Carlos Sainz. Lewis Hamilton dhe George Russell me Mercedes duhet të kënaqen me vendin e gjashtë dhe të shtatë në renditje.