Max Verstappen nuk ka kursyer kritikat për tifozët e Formulës 1, të cilët mendojnë se rregullat e këtij sezoni e kanë bërë edhe më argërues këtë kampionat.
Katër herë kampioni i botës ka qenë kritiku më i madh i rishikimit të rregullores së Formulës 1 ku siç dihet ka ndikuar si në shasi ashtu edhe në “poëer unit” (motor), ku ky i fundit është më e varur nga energjia elektrike.
Shfrytëzimi i baterisë po luan një rol më të madh në Çmimet e Mëdha ndërsa Verstappen e konsideroi këtë fakt “anti-garë” apo “Formula E me steroide”. “Është e tmerrshme, nëse dikujt i pëlqen kjo gjë që po ndodh. Atyre që u pëlqen mendoj se nuk dinë vërtet se për çfarë është një garë. Nuk është aspak argëtuese. Është si të luash Mario Kart. Kjo nuk është garë”, tha piloti holandez i Red Bull.