• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, December 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Verstappen trazon Formula 1: Gjysma e skuadrave do dilnin të parregullta nga kontrollet

23/12/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Për Formula 1 është një moment delikat. Botërori 2026 nuk ka nisur ende dhe polemikat nuk mungojnë. Max Verstappen, 4 herë kampion bote, gjatë një interviste për “Viaplay”, ka folur për temën e kontrolleve pas garave. Sipas pilotit holandez, shumë skuadra do të rrezikonin skualifikimin për kalimin e limiteve të vendosura nga rregullorja.

Gjatë fundjavave të garave makinat e Formula 1 kontrollohen rreptësisht për peshën, temperaturën, parametrat e presionit të impiantit hibrid, karburantit dhe erodinamikën. Delegati i FIA-s pastaj veçon një makinë dhe zgjedhja bëhet rastësisht ose pas ndonjë sinjalizimi. Një mënyrë që nuk e bind plotësisht Verstappen.

“Kërkohet gjithmonë që të kapet limiti, e bëjmë të gjithë. Ndonjëherë gjithçka kalon lirshëm, sepse jo gjithmonë ka kontrolle. Sipas meje, nëse skuadrat u nënshtrohen kontrolleve për çdo gare, gjysma e tyre do të rezultonin me siguri të parregullta. Nuk është e mundur të kontrollohen të gjitha makinat, duhen shumë njerëz”, – ka thënë piloti i Red Bull.

Sezoni 2025 ishte i veçantë sa u takon skaulifikimeve. Disa pilotë janë skualifikuar, sepse makina ka rezultuar më e lehtë se pesha që ka rregullorja. Rasti më i përfolur ishte ai i McLaren në Las Vegas: asnjë pikë për Lando Norris dhe Oscar Piastri, të skualifikuar për fundin e parregullt të makinave të tyre. Një vendim që rihapi Botërorin.

“Skualifikimi i dy makinave McLaren ishte një dhuratë para kohe për Krishtlindjet, sipas meje. E bëri gjithçka më emocionuese. Për Formula 1 ishte pozitive, por edhe për mua”, – u shpreh Max Verstappen.

Next Post

Raphinha dhe bashkëshortja e tij shpërndajnë gëzim në Brazil për festat e fundvitit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.