• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, September 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Verstappen triumfon në Azerbajxhan, Norris rihap garën për titull pas aksidentit të Piastri, zhgënjen Ferrari

21/09/2025
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Cmimit të Madh të Azerbajxhanit në Formula 1, suksesi i dytë radhazi, që konfirmon përparimet e dukshme që ka bërë makina austriake. Sukses që mund ta fusë në garën për titullin kampion për pilotë.

Ai bëri një garë më vete, e nisi atë nga “pole” dhe nuk e dorëzoi kreun për asnjë moment, duke e merituar fitoren. Në vendin e dytë u rendit britaniku George Russell me Mercedes, ndërsa në të tretin surpriza Carlos Sainz me Williams. Ky është podiumi i parë i spanjollit me Williams.

Në vendin e katërt u klasifikua italiani Kimi Antonelli me makinën tjetër Mercedes, që la pas Liam Lawson me RB dhe Yuki Tsunoda me makinën tjetër Red Bull. Pra, një paraqitje e mirë e skuadrës Red Bull, që rikthehet protagoniste në botëror.

Në zonën e pikëve u renditën edhe Lando Norris me McLaren, Lewis Hamilton e Charles Leclerc me Ferrari si dhe Isack Hadjar me makinën RB. Dy pilotët e Ferrari ishin larg më të mirëve, duke mos patur asnjë shans të dulonin për podium. Një garë zhgënjyese për “kokëkuqen”.

Një garë e mbyllur pa pikë për kryesuesin e botërorit, australianin Oscar Piastri me McLaren, që u aksidentua që në xhiron e parë. Gjithsesi, Norris nuk përfitoi aq sa duhet dhe tashmë distanca mes tyre në renditje është 24 pikë në favor të australianit.

 

Next Post

Triatlon Tirana dhe fituesit e saj

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.