• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, December 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vestappen rrëfehet: Kam biseduar me Mercedes për të ardhmen, por Red Bull është një familje e dytë

30/12/2025
in Formula 1
Share on FacebookShare on Twitter

Të ndarë në fitore, të bashkuar në humbje. Duket paradoksale, por kjo është ajo që ndodhi midis Max Verstappen dhe Red Bull gjatë dy viteve të fundit. Një marrëdhënie që vuri në dyshim të ardhmen e holandezit, që shpesh u përfol se ishte pranë kalimit të rivalët e Mercedes.

Vetë Verstappen pranoi se ka biseduar me drejtorin e ekipit të Mercedes, Toto Wolff, por nuk ndihej sikur të largohej nga ajo që ai e quan një familje e dytë. “Për mua, nuk ka të bëjë vetëm me Formula 1. Ka shumë gjëra që duhet të përshtaten që unë të ndryshoj ekip”, tha holandezi për BBC.

“Një ndryshim hipotetik do të ishte i rëndësishëm për mua, sepse Red Bull është padyshim si një familje e dytë, dhe kjo nuk është e lehtë për t’u përsëritur”, shtoi më tej 4 herë kampioni i botës.

“Nuk po ndryshoj vetëm sepse kam nevojë për një makinë më të shpejtë ose një mjedis të ndryshëm. Ka shumë gjëra në lidhje me karrierën time në F1 dhe gjëra që bëj jashtë këtij sporti që duhet të përshtaten. Sigurisht që ka pasur diskutime. Por në të njëjtën kohë, gjithçka ishte shumë miqësore dhe e hapur. Asgjë më shumë“, tha Verstappen.

Next Post

Përditësim për gjendjen e Anthony Joshuas pas aksidentit fatal në Nigeri

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.