Rivaliteti në Serinë A është bërë tepër interesant. Kur kanë mbetur edhe 2 javë nga fundi i kampionatit, diferenca mes kryesuesve të Napolit dhe Interit është vetëm 1 pikë.
Në dy sfidat e fundit, Napoli do të përballet me Parmën në transfertë dhe ndaj Kaljarit në shtëpi.
Ndërkohë që Interi pret në shtëpi Lacion ndërsa ndeshjen e fundit do e luajë në transfertë ndaj Komos.
Dy duelet e fundit janë planifikuar të luhen në datat 18 dhe 25 maj.
PANORAMASPORT.AL