Milani nuk arriti të merrte më shumë se 1 pikë në transfertën me Leçen në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Seria A. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj notat dhe vlerësimet e lojtarëve kuqezi për këtë sfidë.
MENJA 6,5 – Ndaj Bandasë bën mrekullinë, teksa tek gola nuk ka përgjegjësi. Gabimin në fund ia fshin VAR-i.
KALABRIA 5,5 – Vështirësi ndaj një rivali shumë më të shpejtë. Dëmtimi e shpëton nga një figurë e shëmtuar e mundshme. (Nga 46′ Musah – Nuk luan në rolin e tij dhe dallohet, por barazimi i rivalit e ka bazën mbi gabimet e amerikanit.)
ÇAU 5,5 – Për më shumë se një orë është thuajse perfekt, por pas golit shkërmoqet edhe ai me shokët.
TOMORI 5,5 – Vështirësitë nisin në 30 minutat e fundit kur shembet i gjithë Milani.
HERNANDEZ 5,5 – Shtyn me vendosmëri në më shumë se një rast e dhuron një asist, por më pas fiket si me buton.
POBEGA 5 – E nis mirë dhe flirton me golin, por më pas nis të rreshtojë gabime pa kuptim. (Nga 71′ Florenci 5 – Një karton dhe Sansone që godet shtyllën nën mbulimin e tij flasin shumë qartë…)
KRUNIÇ 5 – Mundohet të bëjë vetëm detyrat, por edhe ato i gabon.
REIJNDERS 6,5 – Do të kishte një notë më shumë nëse në pjesën e dytë do përsëriste bëmat e 45 minutave të para.
ÇUKVUEZE 5 – Vertikalizimi për golin e Reijndersit është gjithçka ofron në 80 minuta. (Nga 80′ Joviç pa notë – As që bie në sy.)
ZHIRU 5 – Shënon dhe punon për ekipin me kohë të plotë, por i mjaftojnë pak minuta për të humbur toruan e ndoshta 4 ndeshjet e radhës.
LEAO pa notë – Pak minuta në fushë për ta gjykuar.
OKAFOR 5,5 – Nis aksionin për golin e Zhirusë, por më pas edhe ai xhiron gomat në pellgjet e Leçes).
Trajner PIOLI 4,5 – Musah në vend të Kalabrias është vetëvrasja taktike, teksa kalimi te 4-4-2-shi është thuajse një varrosje e rezultatit. Edhe atë e shpëton VAR-i nga humbja, por jo nga turpi.
PANORAMASPORT.AL