Interi do të presë në 20:45 Frozinonen në ndeshjen e javës së 12-të të Serisë A, ndeshja e fundit para pauzës së kombëtareve dhe e fundit para transfertës së radhës me Juventusin. Për sa i përket formacioneve zyrtare, vetëm një futbollist shqiptar e nis nga minuta e parë, ai është Marvin Çuni, teksa Arijon Ibrahimoviç ndodhet në stol.
Ndërkohë lajmë të këqija për sa i përket Asllanit, mesfushori i Kombëtares, është dëmtuar para duelit të sotëm dhe nuk do të jetë as në stol.
Për sa i përket statistikave, Interi ka sulmin më të mirë në kampionat (27 gola të shënuar), sulmin më të mirë në pjesën e dytë (17), sulmin më të mirë nëpërmjet topave joaktivë (8), mbrojtjen më të mirë nga loja e hapur (vetëm 5 gola të pësuar në këtë mënyrë), si dhe është një nga tri skuadrat bashkë me Milanin, që nuk kanë pësuar ende gol me kokë.
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL