Edhe pse vetëm 17 vjeç, Pau Cubarsi ka bërë një ndikim të jashtëzakonshëm te Barcelona dhe klubi po punon për kontratën e re.
Mbrojtësi, produkt i akademisë së klubit, bëri një debutim të shpejtë në janar duke luajtur deri tani 13 ndeshje për ekipin e parë.
Përtej moshës, ai ka demonstruar një pjekuri të rrallë dhe një vigjilencë në mbrojtje, duke ndihmuar ekipin e Xavit të përmirësojë repartin defensiv dhe të reduktojë mesataren e golave të pësuar.
Ai ka marrë ftesë nga Spanja dhe trajneri De la Fuente e ka aktivizuar në dy ndeshje miqësore. Barcelona tani është duke punuar për ta blinduar Cubarsin me një rinovim kontrate, që do ta mbahej atë të lidhur me klubin deri në 2029, dhe për të rritur klauzolën e prishjes deri në një miliard euro.
Mediat spanjolle raportojnë se kontrata aktuale e Cubarsit, e cila skadon në verën e 2026 ka një klauzolë modeste prej 15 milionë eurosh. Agjentët e mbrojtësit po shqyrtojnë tashmë propozimin e ri nga klubi./ h.ll/abcnews.al