• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 20, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vetëm 30 stërvitje, pse Milani është me vonesë

29/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nga tani deri në fund të vitit 2024, Milani do të ketë 7 ndeshje dhe vetëm 8 ditë stërvitje normale. Shumë pak. Si arrihet te kjo llogaritje?MILANThjesht duke përjashtuar ditët e ndeshjeve, mbrëmjet në të cilat trajnerët punojnë në situata specifike (goditje standarde, video, teste formacioni…) dhe periudhën pas ndeshjes kushtuar rikuperimit klasik.

Ndoshta me kthim nga jashtë, si në transfertën e fundit. Dhe përsëri: larg në prag të Krishtlindjeve dhe gjithashtu në ditën pasardhëse kur Milani do të stërvitet, por me pak fjalë… do të duhet të kalojë edhe pak kohë me familjen. Dhe asnjë stërvitje edhe më 31 dhjetor, kur është planifikuar udhëtimi për në Arabi, ku në janar do të luhet Superkupa e Italisë. Mbeten për stërvitje vetëm tetë ditë: 8, 9, 13, 17, 18, 22, 23 dhe 27 dhjetor.

IMPENJIMET SI ALIBI – Problemi i kohës është padyshim i përbashkët për të gjithë trajnerët që luajnë kupa. Sidoqoftë, në këtë Fonseka është si në një libër të Xhorxh Oruellit: më i barabartë se të tjerët. Pjesërisht sepse erdhi në verë, pjesërisht sepse vendosi të revolucionarizojë ekipin nga themelet: Milani luan futboll shumë të ndryshëm nga ai i Piolit, në disa aspekte absolutisht të kundërta. Ish-lojtarët e tij thonë se me Fonsekën duhen dy muaj stërvitje për të kuptuar realisht konceptet dhe kjo ka qenë një vjeshtë komplekse, me tre pushime të gjata për ekipet kombëtare. Ribërja e llogaritjes së seancave stërvitore ndihmon: ishin pak më shumë se 20 në tre muajt që kaluan midis fillimit të kampionatit dhe Slovan-Milan.

SULMI DHE FORMACIONET – E si i bëhet? Ja pra që nevojitet një bilanc i ri. Dikush do të donte të imagjinonte një Milan me një mesfushor mbrojtës shtesë, një mesfushor që mund të luajë përballë mbrojtjes në një 4-3- 3 që mbron prapavijën dhe, në të njëjtën kohë, çliron Fofananë e Reijndersin. Megjithatë, një lojtar i tillë nuk është në dispozicion, Benaser ende nuk është mirë dhe merkato është shumë larg.

Duket më e lehtë të gjesh zgjidhje sulmuese kundër mbrojtjeve të vendosura, një problem i madh që nuk është saktësisht i ri, por që u shfaq në të gjithë përmasat e tij në barazimin 0-0 me Juventusin. Gjendja e re psikofizike e Leaos, një Abraham më i përqendruar dhe një Morata 100% pas lëndimit duhet të ndihmojnë. A do të mjaftojë? Do të flasim për këtë në natën e Vitit të Ri, domethënë pas 9 stërvitjesh.

REINOLD BAKALLI-PANORAMASPORT.AL

Next Post

Një trajnere shqiptare kandidate për çmimin “The Best” nga FIFA

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.