Wednesday, 27. May 2026
Sport

Vetëm 6 minuta në fushë, “surpriza” e Sylvinho lë fushën i dëmtuar

GS 28/10/2024 1 Min. Lesezeit

Konsiderohet si një ndër lojtarët kyç të Kombëtares, për të ardhmen, kështu që shpresojmë që dëmtimi të mos jetë serioz.

Adrion Pajaziti është dëmtuar vetëm 6 minuta pasi shkeli në fushën e blertë në sfidën e skuadrës së tij Gorica, ndaj Istra në elitën e futbollit kroat, ku pavarësisht se mori ndihmën e shpejtë, sërish zëvendësimi ishte i detyruar te skuadra kroate pasi Pajaziti nuk mund të vazhdonte.

Ndërkaq, kujtojmë se Pajaziti ndodhet te Gorica, i huazuar nga anglezët e Fulham, dhe gjatë sfidave të tetorit ishte padyshim surpriza më e madhe në listën e të grumbulluarve në Kombëtare, nga tekniku Sylvinho. /i.m /abcnews.al

Teilen: