Golden Eagle Ylli është gjobitur me 3100 euro të premten. Vendimin e mori Komisioni i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Ylli është gjobitur për shkak të parregullsive në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të plejofit ndaj Pejës, të zhvilluar të mërkurën në Suharekë.
Kishte hedhje të gjësendeve të forta dhe mjeteve plasëse në fushën e lojës dhe në pjesën ku ishin të vendosur mysafirët nga Peja. Ndeshja ishte ndërprerë për rreth 15 minuta dhe tani Ylli duhet të paguajë 3100 euro.
Me 500 euro është gjobitur Sigal Prishtina për një mjet plasës të hedhur pak pa përfunduar ndeshja me Trepçën, të enjten.
Trajneri i Pejës, Rami Hadar është gjobitur me 600 euro, ndërsa tre lojtarë të tjerë të Pejës me 400 euro gjithsej, për shkak të gabimeve teknike.