• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, June 12, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Vetëm kapiteni i flet arbitrit”, pas Evropianit rregulli i ri do aplikohet edhe në kompeticionet e tjera të UEFA-s

06/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Nëse nuk je kapiteni duhet të bësh kujdes për të mos i folur arbitrit. Linja e re e komunikimit të UEFA-s e adaptuar gjatë Evropianit që nga viti i ardhshëm, do të shtrihet edhe në turnetë e tjerë të UEFA-s , vetëm kapitenët do të mund të diskutojnë me drejtuesin e garës, lojtarët e tjerë do të marrin menjëherë kartonin e verdhë.

Ky rregull do të aplikohet në të gjitha manifestimet e tjera. Me Evropianin në zhvillim e sipër duket se rregulli ka përmirësuar raportin mes arbitrave dhe lojtarëve. Gjithçka për të inkurajuar besimin reciprok mes drejtuesit të garës dhe futbollistit. Një progres për sistemin e futbollit, që duhet të kultivojë vlera si fair play. Duke nisur nga sezoni i ardhshëm ky tip komunikimi do të shtrihet edhe në turnetë e tjerë si Champions League, Europa League, Conference League dhe Superkupa e Evropës në program në 14 gusht në Varshavë mes Atalanta dhe Real Madrid.

Deri në këtë pikë të Evropianit, mund të thuhet se kjo metodë ka lehtësuar komunikimin mes arbitrit dhe skuadrave. I kanë shpjeguar kapitenëve vendimet kyç, përdorimin e Var, kriterin për kartonët, arsyet e një vendimi të veçantë. Gjithçka në një dialog ballë për ballë. Vetëm ata që kanë shiritin janë të autorizuar të flasin me drejtuesin e garës. Kapitenët në këtë mënyrë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre dhe ti kërkojnë lojtarëve të mos rrethojnë arbitrin kur merr një vendim.

Në rastet kur kapiteni është portier, dhe për këtë arsye shpesh nuk është pranë aksionit apo arbitrit, mund të autorizojë një lojtar tjetër të flasë me arbitrin për të marrë shpjegimit, pasi rregulli është i hekurt dhe kush nuk e respekton dënohet me kartonin e verdhë. /i.m /abcnews.al

Next Post

Nagelsmann i tronditur pas humbjes me Spanjën: Na dhemb shumë ky eleminim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.