Wednesday, 18. February 2026
Futboll Bota

Vetëm Messi më mirë se ai, Griezmann shkruan historinë në derbin ndaj Realit

GS 30/09/2024 1 Min. Lesezeit

Derbi i Madridit nuk është kurrë një ndeshje si gjithë të tjerat. Madje për Antoine Griezmann ishte një ndeshje jubilare, sepse sulmuesi francez luajti ndeshjen e tij të 500-të në La Liga.

Griezmann u bë lojtari i 14-të që arrin këtë moment historik në historinë e kompeticionit, i dyti jo-spanjoll pas Lionel Messit (520).

Derbi mes dy rivalëve të Madridit përfundoi në barazi 1-1 dhe sulmuesi ndonëse nuk arriti të shënojë qëndroi në fushë për 90 minuta.

Teilen: