• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, October 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vetëm tre lojtarë me notë më të lartë se Asllan

25/02/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Kristjan Asllani konfirmohet pjesë e rëndësishme e një Interi që po “fluturon” pa ndalim drejt titullit të 20-të në Serinë A.

Futbollisti i Kombëtares Shqiptare koleksionoi një tjetër ndeshje si titullar dhe ç’është me rëndësishme edhe si protagonist me asistin perfekt për Lautaro Martinezit në rastin e golit që zhbllokoi takimin.

Asllani la fushën në minutën e 55-të, i zëvendësuar nga Barella, lëvizje që ka të bëjë më shumë me rotacionin që po aplikon Inzaghi, duke pasur parasysh që të mërkurën zikaltrit luajnë të mërkurën ndeshjen e prapambetur me Atalantën.

Kristjan Asllani është vlerësuar nga “Sofascore” me një notë të lartë, 7.7.

Vetëm tre lojtarë të Interit, Lautaro (8.6), De Vrij (8.3) dhe Frattesi (8.0), autorë të katër golave të zikaltërve, janë vlerësuar me nota më të larta se shqiptari.

Pritet që Asllani të marrë minuta edhe në ndeshjen me Atalantën, pasi Inzaghit i duhet të ekonomizojë forcat në këtë pjesë shumë të rëndësishme të sezonit.

Next Post

Lojtarët e Liverpoolit festojnë me këngë të Dua Lipës fitoren ndaj Chelsea

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.