Kombëtarja e veteranëve të futbollit të Kosovës ndodhet në Gjermani, ku sonte, me fillim nga ora 19:00, do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër veteranëve të FC Ingolstadt 04.
Për këtë përballje ka njoftuar kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, i cili përmes një postimi ka vlerësuar rëndësinë e kësaj ndeshjeje përtej aspektit sportiv, raporton lajmi.net
Sipas Ademit, kjo ndeshje përfaqëson një mundësi të mirë për të forcuar miqësinë, respektin dhe lidhjet që futbolli krijon ndërmjet njerëzve, pavarësisht kufijve.
Ai ka shprehur kënaqësinë për ritakimin me ish-futbollistët që ndër vite kanë dhënë kontribut të çmuar për futbollin e Kosovës dhe që, sipas tij, vazhdojnë ta përfaqësojnë vendin me krenari.
Në fund të mesazhit të tij, Ademi u ka uruar suksese veteranëve të Kosovës, duke shprehur dëshirën që kjo mbrëmje në Ingolstadt të jetë e mbushur me emocione dhe momente të bukura sportive./Lajmi.net/