Nuk do të kthehet te Napoli në janar dhe nuk do të ketë transferim përfundimtar te Galatasaray. Victor Osimhen do të respektojë marrëveshjet e bëra.
Sulmuesi nigerian e sqaron këtë duke iu përgjigjur një tifozi të skuadrë turke, të cilin e siguron se qëllimi nuk është të largohet nga Stambolli në merkaton e janarit.
Prandaj, Osimhen, me përjashtim të çdo të papriture, do të luajë në Turqi deri në qershor.
Ai u ndaluar nga një tifoz, të cilit i hoqi çdo dyshim për të ardhmen e tij.
“Hej Victor, a do të qëndroni për gjysmën e dytë të sezonit?” “Unë do të qëndroj këtu deri në fund!”.
Osimhen, pasi dështuan marrëveshjet me Al-Ahli dhe Chelsea-n, e gjeti veten jashtë skuadrës së Napolit. Në këtë situatë, pa klube të gatshme për ta blerë kartonin e tij, Napoli e huazoi te Galatasaray deri në qershor 2025.
Në marrëveshje ishte rënë dakord që e gjithë paga prej 6 milionë eurosh e lojtarit të paguhej nga klubi turk. Për më tepër, në të njëjtën kohë me transferimin, Osimhen zgjati kontratën e tij me napolitanët (skadonte në vitin 2026) për një vit tjetër (2027), me klauzolën e lirimit që u ul nga 130 në 75 milionë euro.
Osimhen deri tani te verdhekuqtë e Stambollit numëron në total 483 minuta në fushë ka shënuar katër gola (shtatë ndeshje) dhe ka dhënë katër asiste.