Ylli francez i basketbollit, Victor Wembanyama, vazhdon të befasojë botën sportive me zhvillimin e tij fizik.
Në konferencën për shtyp të organizuar nga San Antonio Spurs para fillimit të sezonit të ri në NBA, u konfirmua se 21-vjeçari ka arritur lartësinë prej 2.23.5 metrash, rreth 2.5 centimetra më shumë se vitin e kaluar.
Sezoni i kaluar për të u shoqërua me disa probleme fizike, por Spurs kishin paralajmëruar se trupi i tij ishte ende në zhvillim. Tashmë, dëmtimi i shpatullës i përket së kaluarës dhe Wembanyama është gati për sezonin e ri.
“Kam punuar shumë me trupin tim. Nuk ka më vend për përparim fizikisht, sepse mendoj se kam arritur maksimumin. Tani është koha të luaj basketboll,” u shpreh gjiganti francez.
Para lëndimit, ai zhvilloi 46 ndeshje, duke regjistruar mesatarisht 24.3 pikë, 11 kërcime dhe 3.8 bllokime për ndeshje, statistika që e renditën mes lojtarëve më dominues të NBA-së.
Në prag të sezonit të ri, pritshmëritë për Wembanyaman dhe Spurs janë jashtëzakonisht të larta, ndërsa tifozët shpresojnë se francezi do të shkëlqejë edhe më shumë.