• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, July 1, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Vidal thërret bashkëkombasin e tij

12/01/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Dikur mahniste botën, me “magjinë” e tij, në fushën e blertë, mirëpo tani nuk aktivizohet më shumë se 9 minuta në fushën e blertë, me përjashtim të rasteve, kur duhet të fillojë ndeshjen si titullar, për të “pushuar” të mëdhenjtë e skuadrës, Lautaro Martinez apo Marcus Thuram, të cilët herë pas here kanë nevojë për rotacion.

Bëhet fjalë për “fantazistin” kilian, Alexis Sanchez, i cili është duke u kthyer dalëngadalë në një “bllokadë” edhe për kalimin e “bomberit” shqiptar, Armando Broja te “Zikaltërit”.

Për minutat e pakta të shokut të tij të Kombëtares ka folur edhe ish-mesfushori i Inter, Bayern Munich, Juventus e Barcelona, Arturo Vidal, i cili ka këshilluar Sanchez të largohet nga nënkampionët e Evropës.

“Alexis, nëse po më dëgjon, të lutem largohu nga Inter! Nuk duhet të ishte kthyer kurrë tek Inter, duhej të shkonte në një klub ku mund të kënaqej duke luajtur, ku mund të ishte i dashur nga njerëzit, por ai është kokëfortë.

Lautaro është një sulmues i mirë, por si mund të mos luajë Sanchez për Inter?

Luan Mkhitaryan dhe jo ai, si është e mundur? Më vret të mendoj diçka të tillë. Trajneri thjesht nuk e do, ndryshe nuk do t’a fuste vetëm 9 minuta”,- u shpreh i “revoltuar” Vidal.

Next Post

VIDEO/ Zhbllokohet sfida, Dinamo ndëshkon Tiranën

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.