Saturday, 16. May 2026
Sport

VIDEO/ 200 ndeshje me kombëtaren e Portugalisë, Kristiano Ronaldos i bëjnë nderimin special

GS 13/10/2023 1 Min. Lesezeit

Ditë speciale për Kristiano Ronaldo, i cili është nderuar sot nga të gjithë pas arritjes së shifrës së 200 ndeshjeve me kombëtaren e Portugalisë. 

RONALDO

Pa filluar ndeshja, drejtuesit e Federatës Portugeze të Futbollit nderuan Ronaldon me një çmim.  Përveç kësaj, tifozët portugez në “Estadio do Dragao” kishin përgatitur një koreografi speciale për idhullin e tyre. Në tribunë, nëna dhe familja e Ronaldos u panë të emocionuar, kur sulmuesi po nderohej nga i pari i federatës. 

Ndërkohë Ronaldo ua shpërbleu këtë nderim duke gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 29-të nga pika e bardhe e penalltisë në duelin ndaj Sllovakisë.  

 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: