Çelsi i Mauricio Poçetino ka gjetur më në fund fitoren në Premier Ligë duke mposhtur mbrëmjen e sotme Lutonin me rezultatin e pastër 3-0, në duelin e vlefshëm për javën e tretë.
Për golin e avantazhit mendoi Stërling në minutën e 17-të. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0, teksa në fragmetnin e dytë të ndeshjes, blutë e Londrës, arritën të shënonin edhe 2 gola të tjerë. Në minutën e 69-të ishte sërish Stërling që ngriti shifrat në 2-0, teksa për të “vulosur” këtë sukses të londinezëve mendoi Xhekson në minutën e 75-të.
Për sulmuesin senegalez, ky ishte goli i parë me fanellën e Çelsit. Gjithashtu ky ishte sukesi i parë në këtë sezon edhe për trajnerin Mauricio Poçetino në stolin e bluve të Londrës, për sa i përket ndeshjeve zyrtare. Në 3 javët e para të kampionatit, Çelsi ka arritur të sigurojë 4 pikë. Duelin e radhës do e luajnë sërish në shtëpi ndaj Notingham Forestit, ndërkohë që Luton do të presë Uest Hemin.
GOLI I PARË I STËRLING: VIDEO
GOLI I DYTË I STËRLING: VIDEO
GOLI I TRETË I XHEKSON: VIDEO
PANORAMASPORT.AL