Liverpuli është ndalur në miqësore nga një ekip gjerman që luan në Bundesligën 2, Greuther Furth.
Sfida prodhoi shumë lojë dhe gola teksa në fund u mbyll me barazimin 4-4.
Goli i parë i duelit u shënuan në minutën e 22’ nga Diaz duke e mbyllur pjesën e parë me avantazhin e të kuqve.
Ndërsa në pjesën e dytë ndryshoi gjithccka pasi u shënuan 7 gola. Darvin Njunez shkëlqeu me dygolësh, ndërsa i fundit u shënua nga Salah në të 89’.
PANORAMASPORT.AL