Friday, 30. January 2026
Sport

VIDEO/ A do të qëndrojë Levandovski tek Barcelona? Menaxheri i tij flet për të ardhmen e polakut

GS 20/12/2023 1 Min. Lesezeit

Ditët e fundit në media ka qarkulluar se Robert Levandoski është i pakënaqur me situatën e Barcelonës dhe marrëdhëniet me lojtarët më të rinj që nuk shkojnë siç pritej. levandovski

Për këtë, menaxheri i polakut, Pini Zahavi, ishte mbrëmë në Barcelonë, ku ka darkuar me presidentin Laporta.

Teksa po dilte nga restoranti, ai u pyet nëse Levandovski do të qëndrojë te Barcelona.

Përgjigjja e tij ishte e shkurtër dhe bindëse: “Sigurisht, do të qëndrojë”.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: