Anglia është shpallur Kampione e Europës për përfaqësueset U21 pasi ka mundur në mënyrë dramatike në finale Spanjën. Skuadra britanike, e cila u kualifikua në Europian nga grupi i Shqipërisë dhe Kosovës, ka bërë një turne thuajse perfekt, pasi në ndeshjet e luajtura në fazën finale që u zhvillua në Gjeorgji dhe Rumani, nuk ka pësuar asnjë gol.

Ndeshja e sotme ishte shumë e ekuilibruar deri në momentin kur erdhi goli i anglezëve në fundin e pjesës së parë të sfidës. Palmer ekzekutoi një goditje dënimi por devijimi i Xhejms me shpinë në mur bëri që portieri i iberikëve të gënjehej dhe sfera përfundoi në rrjetë.
Në pjesën e dytë ishte Spanja që dominoi dhe krijoi raste të njëpasnjëshme, por Traford ishte heroik me pritjet e tij duke ruajtur portën të paprekur. Abel Ruiz kishe shansin të çonte ndeshjen në shtesë kur gjyqtari akordoi një penallti në minutën e 97 të ndeshjes.
Por goditja e tij u neutralizua nga portieri i anglezëve i cili shpëtoi katërkëndorin dhe i dha suksesin kësisoj Anglisë, e cila kthehet në majën e futbollit europian për herë të tretë për këtë grupmoshë pas sukseseve në vitet 1982 dhe 1984.
PANORAMASPORT.AL