Argjentina ka fituar me rezultatin 0-1 në transfertën e Uruguait. Skuadra e Skalonit ia doli pa lojtarë kyç si Mesi dhe Lautaro.
Goli i fitores u shënua nga Almada, kur luhej minuta e 68-të. Takimi për kampionët në fuqi të botës u mbyll me 10 lojtarë. Kjo pasi Gonzales u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër.
Tashmë kualifikimi në Botërorin 2026 mund të quhet çështje e mbyllur. Argjentina kryeson e pashqetësuar në krye dhe vetëm një skenar i pamundur me Bolivinë do rrezikonte ta nxirrte jashtë. Uruguai po ashtu është në pozita komode, ndërsa mban vendin e katërt.
PANORAMASPORT.AL