Chelsea ka arritur të fitojë në shtëpi ndaj Preston me shifrat 4-0, ndeshje e vlefshme për FA Cup.
Armando Broja e nisi këtë sfidë si titullar dhe pjesa e parë e kësaj sfide për fundoi në barazimin pa gola. Në të dytën, Malo Gusto asiston drejt zonës dhe Armando Broja, në minutën e 58’, shënon një gol tepër të bukur me kokë, duke festuar me simbolin e shqiponjës.
Më pas vijnë edhe dy golat e tjerë për Chelsea. Në minutën e 66’, Thiago Silva shënon me kokë pas krosimit të Palmer, ndërsa Sterling realizon një perlë me goditje të lirë në minutën e 69’. Blutë e Londrës nuk u mjaftuan me kaq, pasi në minutën e 88′, ishte Enzo Fernandez autori i golit.
Me këtë fitore, Chelsea vazhdon rrugëtimin në FA Cup./h.ll/abcnews.al
Shikoni golin e Enzo Fernandez