Arsenal ka arritur të mposhtë Liverpool me shifrat 2-1 në “Emirates Stadium”.
Fillimisht ishin djemtë e Artetas që kaluan në avantazh, ku Saka gjeti rrjetën në minutën e 14’. Ende pa mbaruar pjesa e parë, në shtesat e saj, ishte Gabriel i cili shënoi autogol në minutën e 48’ dhe i dha barazimin Liverpoolit.
Gjatë pjesës së dytë, ishte Arsenal përsëri efikas, duke gjetur golin e dytë dhe të fitores në minutën e 67’ me anë të Martinelli.
Arsenal nuk u mjaftua me kaq, pasi në minutën e 92’ gjeti edhe golin e tretë me Trossard.
Me këtë rezultat përfundimtar, Arsenal renditet në vendin e dytë me 49 pikë, ndërsa Liverpool mbetet në vendin e parë me 51 pikë./h.ll/abcnews.al