Tashmë është zyrtare, Mançester Siti është kampion i Premier Ligës, për sezonin 2022-2023. “Qytetarëve” të Pep Guardiolës, u është dashur të festojnë nga divani, pas disfatës së sotme të Arsenalit ndaj Notingham Forestit me rezultatin 1-0.Skuadra e Artetës humbu “busullën” në 2 javët e fundit, duke ia bërë më të lehtë misionin Sitit. Teksa “topçinjtë” kanë për të luajtur edhe vetëm 1 ndeshje nga fundi i Premier Ligës, diferenca është 4 pikë, teksa skuadra e Guardiolës ka 2 duele më pak.
Për sa i përket duelit të sotëm mes Notingham dhe Arsenal, goli i fitores për vendasit u shënua nga Auoniji në minutën e 19-të. Një triumf tepër i rëndësishëm për misionin mbijetesë. PANORAMASPORT.AL