Arsenali nuk ka mundur të përfitojë nga hapi i gabuar i Liverpulit në mesjavë për t’iu afruar të kuqve në garën për kreun e renditjes, .
Skuadra e Mikel Artetës është mundur në shtëpi nga Uest Hem, me shifrat 1-0, duke mos arritur të shkurtojë diferencën me kryesuesit e kampionatit. Goli i Bouen në pjesën e parë dhe kartoni i kuq i Ljuis-Skelli te “topçinjtë” në fraksionin e dytë të lojës ishin vendimtarë në këtë rezultat që ishte një tjetër shans i humbur për Arsenalin.
Ndërkohë, në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja 4-0 e Brajton ndaj Sauthempton, ku protagonist u bë edhe Brajan Gruda. Sulmuesi u fut në fushë në minutat e fundit dhe dha asistin për golin e katërt të skuadrës së tij.
REZULTATET
Arsenal-Uest Hem 0-1
44’ Bouen
Goli i Bouen (VIDEO)
Bornmuth-Ullvërhempton 0-1
36’ Mateus Kunja
Fullhem-Kristal Palas 0-2
37’ (ag) Andersen, 66’ Munjoz
Ipsuiç-Totenhem 1-4
36’ Hatçinson / 18’, 26’ Xhonson, 77’ Spens, 84’ Kulusevski
Sauthempton-Brajton 0-4
23’ Zhoao Pedro, 57’ Ruter, 71; Mitoma, 82’ Hinshelud
Goli i Hinshelud me asist të Grudës (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL