Ndeshjet e pasdites në kampionatin anglez të futbollit, panë Arsenalin ta fillonte në mënyrën më të mirë të mundshme Premier Ligën, falë një fitoreje 2-0 ndaj Ullvërhempton.
Havertz në pjesën e parë dhe Saka në të dytën, siguruan këtë sukses të rëndësishëm për moralin te “topçinjtë”, të cilët pas dy vitesh ku kanë lëshuar në fund luftën për titullin kampion, duan t’i shkojnë deri në fund.
Start i mbarë edhe për Njukasëllin që mund në shtëpi Sauthempton me rezultatin 1-0, edhe pse mbeti me 10 lojtarë që në pjesën ë parë. Brajtoni ndërkohë tregoi forcën me suksesin 3-0 në transfertën ndaj Everton.
REZULTATET
Arsenal-Ullvërhempton 2-0
25’ Havertz, 75’ Saka
GOLI I HAVERTZ (VIDEO)
GOLI I SAKA (VIDEO)
Everton-Brajton 0-3
26’ Mitoma, 56’ Uellbek, 87’ Adingra
Njukasëll-Sauthempton 1-0
45’ Xhoelinton
Notingem Forest-Bornmuth 1-1
23’ Ud / 89’ Semenio
PANORAMASPORT.AL