Thursday, 26. March 2026
Sport

VIDEO/ As kthimi i Mbape me gol nuk i bën punë PSG-së, parisienët ndalen përsëri në kampionat

GS 20/08/2023 2 Min. Lesezeit

PSG duket sikur është kthyer në një skuadër normale në kampionatin francez, ose të paktën kështu tregojnë rezultatet e para të këtij sezoni për ekipin që tashmë drejtohet nga Luis Enrike. Dhe duket se nuk i bën punë as kthimi i Kilian Mbape në fushën e lojës.

kqipNLotlAY0w9O

Në ndeshjen e sotme ndaj Tuluzës, Mbape e nisi nga stoli, ashtu si Dembele, teksa të dy u aktivizuan ë fillimin e pjesës së dytë në radhët e parisienëve. Ishte pikërisht Mbape ai i cili fitoi dhe më pas transformoi saktësisht një penallti në minutën e 63 të ndeshjes për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij. (SHIH VIDEO)

Por kur ndeshja po i drejtohej fundit, vendasit fituan penallti pa snëj ndërhyrje të gabuar të Donarumës dhe Abukhlal nga pika e bardhë vendosi baraspeshën në shifra që zgjati deri në vërshëllimën përfundimtare. (SHIH VIDEO)

Kësisoj, PSG e sheh veten në kuotën e 2 pikëve, falë dy barazimeve pas dy javëve të para të kampionatit, të cilin e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: