Tuesday, 31. March 2026
Sport

VIDEO/ Askush si ai, Kristiano Ronaldo futet në histori dhe bëhet futbollisti i parë që…

GS 02/09/2023 1 Min. Lesezeit

Rekordet nuk kanë të ndalu për Kristiano Ronaldon. Ylli portugez u bë mbrëmjen e sotme lojtari i parë në histori që shënon 850 gola në karrierën si profesionist në nivel klubesh.  

Ronaldo

Portugezi realizoi një gol në duelin e sotëm ndaj Al Hazem, ku Al Nassr triumfoi me rezultatin 1-5, me CR7-ën, që shënoi golin e katërt për të tijët.  

Të gjithë golat e Ronaldos, pra të 850 golat për klube, janë të regjistruara zyrtarisht dhe kështu ai hyn në histori, duke u bërë lojtari i parë që e kap këtë kuotë. 38-vjeçari duket nuk ka të ndalur në botën e futbollit, teksa do të vazhdojë të thyejë ende rekorde. 

PANORAMASPORT.AL

Teilen: