Dueli i sotëm ndaj Islandës, ishte tepër special për Kristiano Ronaldon. 5 herë fituesi i “Topit të Artë” ka arritur të regjistrojë mbrëmjen e sotme, përballjen e 200-të me fanellën e Portugalisë, duke vendosur kështu edhe një rekord “Guiness”, si lojtari me më shumë paraqitje për një kombëtare futbolli.
Para startit të sfidës së sotme,Ronaldos iu dhurua fanella e tij e parë e veshur me kombëtaren, në ndeshjen ndaj Kazakistanit në vitin 2003, e cila mbante sipër numrin 16, numër i përdorur nga Ronaldo para se të merrte numrin 17-të e më pas 7-tën.
A full tribute to Cristiano Ronaldo for his 200 caps for the Portuguese national team ❤️ pic.twitter.com/LibE9fCBfM
— CR7 Portugal (@CR7_PORFC) June 20, 2023
Vlen të theksohet fakti se asnjë futbollist nuk ka arritur të regjistrojë 200 ndeshje me ekipin kombëtar.
𝗡𝗘𝗪 𝗥𝗘𝗖𝗢𝗥𝗗: @Cristiano Ronaldo has been awarded a Guinness World Record for the most international caps for a male football player 😎 pic.twitter.com/3hs9dJrh26 — 433 (@433) June 20, 2023
PANORAMASPORT.AL