Kristjan Asllani ka shfrytëzuar më së miri mundësinë që i ka dhënë Simone Inzagi sot, pasi ka dhënë asist në fitoren 4-0 të Interit ndaj Laçes në transfertë.
Mesfushori kuqezi, ishte rreshtuar nga minuta e parë në fushën e lojës përballë Ylber Ramadanit dhe nuk vonoi shumë që të linte gjurmën e tij në këtë takim. Pikërisht një pasim i Asllanit solli golin e avantazhit të Lautaro Martinez në minutën e 13 të takimit.
Kjo ia bëri më të thjeshtë punën Interit, që realizoi më pas edhe tre gola të tjerë në pjesën e dytë të ndeshjes, duke vulosur një fitore të pastër 4-0 që vazhdon kryesimin e zikaltërve të shkëputur të vetëm.
LEÇE 0-4 INTER
Lautaro Martinez 15′, 56′, Fratezi 54′, De Vraj 58′
NGJARJET KRYESORE:
90’+4′ Mbyllet ndeshja me fitoren 4-0 të Interit.
68’ GOOOL INTERI! Pas një goditje nga këndi, De Vraj me kokë devijon saktësisht në portë dhe thellon avantazhin. (VIDEO)
56’ GOOOL INTERI! Tani është Fratezi ai i cili shpërthen në krahun e djathtë, pasimi i tij në qendër është perfekt për Lautaron i cili shënon golin e dytë personal (VIDEO).
54’ GOOOL INTERI! Sançez nga e djathta gjen saktësisht Fratezin para portës dhe ai dyfishon shifrat. (VIDEO)
46′ Starton pjesa e dytë!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë e takimit!
15′ GOOOL INTER 0-1/ Asllani pason për Lautaron, i cili i vetëm me portierin nuk gabon. (VIDEO)
3′ Asllani kroson në zonë dhe Lautaro godet me kokë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit. (VIDEO)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:
PANORAMASPORT.AL