Saturday, 25. April 2026
Sport

VIDEO/ Asllani lë gjurmë me gol, Interin nuk e ndal as Genoa

GS 05/03/2024 1 Min. Lesezeit

Inter ka arritur të triumfojë në shtëpi kundër Genoa me shifrat 2-1.

I pari që shënoi ishtë mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani. Në minutën e 30′, zikaltërit ndërtojnë një aksion fantastik dhe Asllani e finalizon në mënyrë perfekte.

Pak minuta më vonë, ishte Alexis Sanchez i cili shënoi golin e dytë për Interin nga penalltia.

Në pjesën e dytë, Genoa arriti të ngushtonte shifrat me anë të Vasquez, por miqtë ishin të pafuqishëm për të ndalur zikaltërit.

Me këtë fitore, Inter blindon vendin e parë me 15 pikë diferencë mga vendi i dytë./ h.ll/abcnews.al

Shikoni golin e Asllanit

Teilen: